Rrustem Mustafa – “Remi”, ish-komandant i Zonës Operative të Llapit, është intervistuar dje për disa orë nga prokurori special në Hagë, përderisa një ballafaqim të tillë me të do ta ketë edhe sot. Ai është ish-pjesëtari i parë i UÇK-së që është ballafaquar me prokurorët specialë në qytetin holandez. Nesër merret në pyetje edhe Sami Lushtaku, shkruan gazeta “Zëri”.
Me orë të tëra ka zgjatur të hënën intervistimi i Rrustem Mustafës – “Remit”, ish-komandant i Zonës Operative të Llapit, nga prokurori special në Hagë pas ftesës që kishte marrë muajin e kaluar nga Gjykata Speciale në lidhje me pretendimet për përfshirjen e ish-pjesëtarëve të UÇK-së në krime të luftës dhe të pasluftës në Kosovë.
Në një deklaratë të shkurtër për gazetarë para intervistimit Mustafa ka deklaruar se “do t’u përgjigjet të gjitha pyetjeve të prokurorit”. Marrja e tij në pyetje pritet të vazhdojë edhe të martën.
Pas përfundimit të procesit të intervistimit dyditor për Mustafën prokurorët e Speciales do ta marrin në pyetje të mërkurën edhe Sami Lushtakun, ish-komandantin e Zonës Operative të Drenicës. Derisa “Remi” është intervistuar në qytetin holandez, në të njëjtën ditë ish-eprori i Zonës Operative të Pashtrikut, Sabahajdin Cena, është intervistuar nga prokurorët e Speciales në Prishtinë. Avokatët mbrojtës nuk kanë dhënë detaje rreth procesit të intervistimit të klientëve të tyre.
Nafta shitet me çmim të njëjtë sikur dje
Të shtëna me armë zjarri në Gjakovë, policia jep detaje
Zjarri përfshin një shtëpi të braktisur në Prizren, dyshohet...
Superliga vazhdon me tri super përballje, vëmendja në Suhare...
Aksident në Lezhë, makina del nga rruga dhe përfundon në kan...
Ra nga kati i parë i shtëpisë, ndërron jetë në QKUK një grua...