Naser Sahiti, ka filluar mandatin e tij katërvjeçar në krye të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.
Pas mikpritjes në rektoratin e UP-së nga stafi i brendshëm i rektoratit, rektori Sahiti ka vizituar disa njësi akademike, ku i ka takuar dekanët e fakulteteve, të cilët po ashtu kanë nisur mandatin e tyre në menaxhimin e njësive akademike, shkruan Arbresh.info.
Rektor, Naser Sahiti e vizitoi së pari Fakultetin e Mjekësisë në UP, për të vazhduar me vizitat në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike, Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, Fakultetin e Arteve dhe Fakultetin Juridik.
Gjatë vizitës në njësitë akademike të UP-së, rektori Sahiti u prit në takim nga dekanët: Suzana Manxhuka – Kërliu, Ahmet Shala, Isak Shabani, dr. Hazir Haziri dhe Avni Puka.
Rektori Sahiti ua uroi dekanëve fillimin e vitit të ri akademik, duke garantuar që menaxhmenti i UP-së do të bashkëpunojë ngushtë me njësitë akademike, si dhe do të punojë intensivisht në sigurimin e transparencës maksimale me të gjitha instancat, brenda dhe jashtë UP-së.
“Përkundër sfidave, ne duhet të punojmë intensivisht për Universitetin e Prishtinës dhe për të ardhmen e fëmijëve tanë. Ju e keni përkrahjen time të pakursyer që të punoni dhe të angazhoheni që të mos dëmtohet procesi mësimor, i cili po nis në rrethana jo të zakonshme,” theksoi Sahiti.
Dekanët e uruan rektorin Sahiti për pranimin e detyrës, si dhe e falënderuan për kujdesin e shfaqur qysh në ditën e parë të tij të punës në këtë funksion.
Vlen të përmendet që vizita e Sahitit në Fakultetin e Mjekësisë u realizua në objektin e ri të këtij fakulteti, i cili për studentët dhe stafin do të ofrojë hapësirë funksionale dhe moderne për mësimnxënie.
Naser Sahiti, nga data 1 tetor 2020, e mban pozitën e rektorit të UP-së. Sahiti është profesor i rregullt në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike në UP, si dhe paraprakisht ka shërbyer në funksione të tjera menaxheriale të UP-së./Arbresh.info/
Rizvanolli godet PDK-në: Kërkuan pako emergjente për qytetar...
Nga 2024 deri sot, katër incidente të armatosura, Trump vazh...
Arrihet marrëveshja përfundimtare, Rrahmani vazhdon kontratë...
Trump thotë se incidenti me të shtëna në Uashington s’do ta ...
Grenell: Trump ishte cak i një sulmi vrasës, e megjithatë më...
Osmani solidarizohet me Trump dhe Zonjën e Parë: Sulm qyqar,...