Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka njoftuar se brenda 24-orëve të fundit janë konfirmuar 246 raste pozitive me COVID-19.
Zemaj ka pohuar se ka pasur rekord të testimeve, transmeton Arbresh.info.
“Brenda 24 orëve, kemi rekord testime që nga fillimi i pandemisë, 3.031 teste dhe nga këto mostra vetëm 246 kanë rezultuar pozitiv me Covid 19, apo në përqindje vetëm 8.1%, ndërsa asnjë qytetar nuk ka humbur jetën në betejën me Covid 19. Përgëzoj për punën e palodhshme Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike në tërë Republikën e Kosovës”, ka thënë Zemaj.
Zemaj ka kërkuar nga qytetarët që të respektojnë masat antiCOVID.
“Të dashur qytetarë, kjo situatë e kontrolluar epidemiologjike është arritur falë bashkëpunimit të të gjithëve.Respektoni rekomandimet anti Covid. Bashkë ia dalim”, thotë Zemaj në shkrimin e bërë në Facebook.
Qeveria sot mban mbledhje, në rend dite shpërblimi i futboll...
Protestë kundër ekspozitës për masakrat në Kosovë
Moti sot i i vranët dhe vende-vende me riga shiu
Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit
Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...
Kjo është harta e Kosovës ku shënjohen 103 masakrat e viteve...