Ministri Blerim Reka është duke raportuar në Komisionin për Integrime Evropiane.
Ai ka thënë se tha se ministrinë që e drejton e ka gjetur në një situatë jo të lakmueshme.
Para anëtarëve të këtij komisioni, Reka ka paraqitur prioritetet e punës së tij, ku tha se prioritet është liberalizimi i vizave për Kosovën, e për të ndodhur një gjë e tillë duhet të ketë luftim të korrupsionit dhe dënim të rasteve të profilit të lartë.
“Prej 61 rasteve të shënjestruara të profilit të lartë nuk është përfunduar asnjë, atëherë edhe të mos habitemi pse po ngec procesi i liberalizimit të vizave. Rreth 400 mijë euro para të pashfrytëzuara nga IPA. Ne do të përpiqemi ta tejkalojmë këtë vonesë në procesin e integrimit evropian”, tha ai.
Reka tha se ato shtete që po kërkojnë rezultate në rastet e profilit të lartë janë shtete që e kanë njohur shtetësinë e Kosovës.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...