Zëvëndëskryeshefi i Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), Ilir Berisha, ka thënë se procesi i regjistrimit të popullsisë nuk ka filluar ende por që kanë kohë edhe 44 ditë tjera për ta përfunduar këtë proces, raporton Ekonomia Online.
Sipas tij, kërkesa e tyre për shtyrje të regjistrimit të popullsisë nuk është aprovuar nga kryeministri Albin Kurti, ndonëse nuk i posedojnë ende tabletat.
“Pritet brenda ditëve të vijnë tabletat dhe brenda ditëve të realizohet rekrutimi i 4 mijë e 500 regjistruesve e mbikëqyrësve dhe të bëhen trajnimet. Kërkesën tonë për shtyrje të regjistrimit të popullsisë nuk e ka pranuar kryeministri Albin Kurti dhe afati për regjistrim fillon që nga sot (1 nëntor) deri më 15 dhjetor dhe kryeministri Kurti na ka thënë se e keni afatin prej 45 ditësh dhe ky proces duhet të përfundojë”, ka thënë Berisha në një përgjigje për EO.
Qeveria me vendimin e fundit pati vendosur që procesi i regjistrimit të popullsisë të nisë më 1 nëntor dhe të zgjasë deri më 15 dhjetor.
Regjistrimi i fundit i popullsisë në Kosovë është bërë në vitin 2011, ndërsa regjistrimi që është dashur të bëhet në vitin 2021, është shtyrë për shkak të pandemisë COVID-19.
Sipas regjistrimit të 2011-ës, numri i përgjithshëm i banorëve në Kosovë, llogaritet të jetë rreth 1.8 milionë banorë.
Aksident mes dy veturave në Mitrovicë, lëndohen gjashtë pers...
Prishtina me fitore jetike ndaj Pejës në “Karagaç”
Mbytet anija në brigjet greke, 22 të vdekur
Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për pesë ditë...
Aliti për mediat turke: Turqia ka një kombëtare shumë të for...
Irani: Kemi goditur bazën ajrore të amerikanëve në Jordani