Sokol Halili i dyshuari për vrasjen e ish-bashkëshortes së tij, ka bërë vetëvrasje.
Lajmin e ka konfirmuar Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
Sveçla ka konfirmuar se pas një pune intenzive të të gjitha njësiteve të Policisë së Kosovës është arritur që të lokalizohet vendndodhja e vrasësit Sokol Halili.
“Përkundër tentativës së zyrtarëve policor që të negociojnë dorëzimin, dorasi vret veten. Policia e Kosovës si dhe Inspektorati Policor i Kosovës do të vazhdojnë hetimet për zbulimin e gjitha rrethanave të vrasjes së gruas shtatzënë dhe vetëvrasjes së dorasit”, ka shkruar ai në Facebook.
Ndërsa e ndjera, Hamide Magashi është varrosur sot në varrezat e Llugaxhi të Lipjanit. /arbresh.info/
Parashikimi i motit për sot
Ekspozita e kontestuar: Pos Masakrës së Dubravës, pasaktësi ...
Pjetër Shala kërkon zgjatje afati te Specialja
Lirohen katër shqiptarët e arrestuar në Serbi
Skandali me masakrën e Dubravës, Rama ia pezullon lejen eksp...
Kushtetuesja rrëzon kërkesën e PDK-së për pezullimin e liber...