Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur të mos i pranojë kërkesat e mbrojtjes për dëgjimin e nëntë dëshmitarëve shtesë në rastin “Banjska”, të propozuar nga avokatja Jovana Filipoviq.
Sipas vlerësimit të gjykatës, dëshmitë e propozuara nuk do të kishin ndikim thelbësor në sqarimin e përgjegjësisë penale të të pandehurit, i cili, sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, ngarkohet për rol ndihmës brenda grupit të akuzuar, e jo për përfshirje të drejtpërdrejtë në veprimet kryesore.
Trupi gjykues ka theksuar se as pretendimet e paraqitura nga Prokuroria Speciale nuk e vendosin të pandehurin në një rol aktiv gjatë datave kyçe të përmendura nga mbrojtja, duke e bërë të panevojshëm dëgjimin e dëshmitarëve të rinj.
Po ashtu, janë refuzuar edhe kërkesat për kryerjen e ekspertizës për krahasimin e uniformave, me arsyetimin se përmbajtja e materialeve fotografike është e mjaftueshme për një vlerësim të tillë.
Në lidhje me dilemat e ngritura rreth llojit të armës së përdorur, gjykata ka vlerësuar se përcaktimi nëse bëhet fjalë për snajper apo pushkë gjuetie nuk është vendimtar për të konstatuar përfshirjen e të pandehurit Dushan Maksimoviq në grupin e dyshuar terrorist.
Sveçla nuk shkon në gjykatë, avokati i tij thotë se është me...
Ministria del me njoftim për shtetasit e huaj që hyjnë në Ko...
ZKA fillon auditimin për sigurinë e nxënësve në shkollat pub...
Anëtarësimi në BE, Rama: Na kanë vënë kushte që nuk i merrni...
Kosova në pritje të buxhetit, ekspertët paralajmërojnë kolap...
Bashkëpunimi Kosovë-Shqipëri në fokus të takimit Durmishi–Ha...