Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë është marrë vendim që të refuzohet kërkesa e përbashkët e ekipeve mbrojtëse që përfaqësojnë Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin ndaj trupit gjykues për ruajtje të paanshmërisë.
Trupi Gjykues në çështjen gjyqësore të ish-krerëve të UÇK-së, ka marrë vendimin për kërkesën e katër ekipeve të Mbrojtjes, me anë të cilës kërkohej që trupi gjykues të merrte masa për të siguruar paanësinë e procesit dhe për të shmangur dëmin ndaj të akuzuarve.
Në njoftim thuhet se kërkesa e mbrojtjes trajton mënyrën e marrjes në pyetje prej trupit gjykues të dëshmitarëve të ZPS-së, duke pretenduar ndër të tjera, se krijon perceptim të anshmërisë.
“Trupi gjykues mori parasysh kundërshtimet e Mbrojtjes, por hodhi poshtë kërkesën, duke konstatuar se marrja në pyetje nga gjykata nuk shkeli të drejtat e të akuzuarve as nuk do të çonin një vëzhgues të informuar arsyeshëm për të perceptuar arsyeshëm anshmëri. Më shumë hollësi mund të gjeni në vendimin e lëshuar nga trupi gjykues”, thuhet në njoftim.
Ky është vendimi i dytë në këtë çështje gjyqësore lidhur me kundërshtimet e Mbrojtjes se si Trupi Gjykues mori në pyetje dëshmitarët.
Vendimin e parë e lëshoi Paneli i Gjykatës së Apelit në korrik 2023, kur kërkesa e Mbrojtjes gjithashtu u hodh poshtë./rtk
‘‘Shprehim mirënjohjen tonë për miqësinë tuaj’’, ambasada am...
Zvicra në prag të Vitit të Ri, ngrica dhe mjegull
Abdixhiku pranon rezultatin zgjedhor: Me kohë e në vendin e ...
Kurti viziton termocentralin Kosova A dhe B: Kemi energji të...
Pesë njerëz që pushtuan kopertinat botërore më 2025
Franca drejt ndalimit të rrjeteve sociale për fëmijët, masa ...