Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka bërë të ditur se janë refuzuar mbi 2 mijë zarfe me fletëvotime nga diaspora
Në një konferencë për media, Elezi tha se arsyeja pse janë refuzuar këto pako është se janë dërguar nga persona që janë anuluar gjatë regjistrimit si votues apo janë dërguar më shumë se një herë.
“Nga data 9 shkurt kur ka filluar vlerësimi i tyre dhe deri më tani këtij procesi i janë nënshtruar rreth 28 mijë e 99 pako prej të cilave janë aprovuar 26 mijë e 13, ndërkaq janë refuzuar 2 mijë e 57. Arsyeja përse janë refuzuar është se janë dërguar nga persona që janë anuluar gjetë regjistrimit si votues jashtë Kosovës, u mungon dëftesa e regjistrimit apo janë dërguar më shumë se një herë”, tha Elezi./Arbresh.info
William Walker dhe Wesley Clark në mesin e dëshmitarëve të f...
Arrestohet i dyshuari për mashtrim me tender të Policisë së ...
Basha dhe Malaj diskutojnë projektet infrastrukturore Kosovë...
Në ditëlindjen e 24-të, Dj Gimbo i sjell defatore Selin Boll...
“40 forca policie me jelek antiplumb”, si u vra efektivi 34-...
Njësia A3 e termocentralit `Kosova A` rikthehet në prodhim