Reduktimi i trupave të misionit të KFOR-it në të ardhmen, varet nga vendimet që merr Këshilli i Atlantikut të Veriut dhe mbetet çështje që varet nga gjendja e sigurisë në terren.
Kështu thuhet në një komunikatë për media të lëshuar nga KFOR-i, ku thuhet se që nga viti 1999, Gjermania ka qenë një kontribuese e qëndrueshme me trupa në misionin e KFOR-it të udhëhequr nga NATO .
“Ky angazhim vazhdon. Kontingjenti gjerman mbetet kontribuesi i tretë më i madh në KFOR. KFOR-i vazhdon aktivitetet e veta për të ruajtur një ambient të qetë dhe të sigurt dhe për të garantuar liri të lëvizjes për të gjithë njerëzit në Kosovë, në përputhje me mandatin e vetë sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Çdo vendim rreth pozitës së ardhshme të KFOR-it do të merret nga Këshilli i Atlantikut të Veriut dhe do të mbetet çështje që varet nga gjendja e sigurisë në terren”, thuhet komunikatë.
Maqedonci: Kërcënimet e Vulinit dhe Serbisë nuk na frikësojn...
Sot 7 Marsi – Dita e Mësuesit
Shefi i OKB-së paralajmëron: Lufta në Lindjen e Mesme mund t...
Arabia Saudite thotë se parandaloi një sulm ndaj një fushe n...
Parashikimi i motit për të shtunën
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...