Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se si pasojë e një rrjedhje në gypin kryesor, do të ketë reduktime të ujit në disa lagje.
Janë disa lagje që do të preken nga reduktimet, përfshirë gjysmën e Hajvalisë, si dhe zona të tjera përreth.
“Si pasojë e një rrjedhjeje në gypin kryesor DN 250 mm në rrugën Arbanasi, pa furnizim me ujë mbeten këto zona: Gjysma e Hajvalisë, Veterniku (kah Gorenja), Lagja Qëndresa, Konsumatorët prapa Grand Store, Zona kah Rezonanca – Lagja Premium”, thuhet në njoftim
Ekipet teknike janë në terren dhe po punojnë për sanimin e defektit në kohë sa më të shkurtër të mundshme.
Temperatura deri në 24 gradë, parashikimi i motit për nesër
Studenti shqiptar në Maqedoni të Veriut: Protesta s’është e ...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Hudhra – ilaçi natyral që fuqizon shëndetin
Nxjerrja ilegale e thëngjillit në Vushtrri rrezikon banorët ...
Kopenhaga zgjidhet qyteti më i lumtur në botë