Derisa sonte Kosova po kalon natën më e ftohtë që kur ka filluar stina e dimrit, banorët e Lagjes së Spitalit në Prishtinë, po përballen me reduktime të ashpra të energjisë elektrike.
Banorët e kësaj lagje kanë njoftuar se për më shumë se dy orë ka ndërprerje të energjisë elektrike, ndërsa nuk janë njoftuar nëse janë reduktime të planifikuara, apo arsyet tjera të ndaljes së rrymës.
Ata po ashtu njoftojnë se edhe mbrëmë ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike në këtë lagje.
KosovaPress ka tentuar të kontaktojë zyrtarët e KEDS-it për të mësuar arsyen e ndërprerjes së energjisë elektrike, por një gjë e tillë ka qenë e pamundur.
Reduktimet e energjisë elektrike që nga fillimi i sezonit të dimrit janë duke u aplikuar në terë territorin e Kosovës, për të cilat ndërprerje KosovaPress ka raportuar më parë.
Prokuroria kërkon paraburgim për Gjestin, dyshohet për tri v...
Komiteti i Rajoneve i BE-së heq fusnotën për Kosovën
Stuhi të fuqishme dhe tornado godasin SHBA-të, dy viktima në...
Morën peng dhe dhunuan një 28-vjeçar në Tiranë, tre të rinj ...
Gërvalla: Kosova ka nevojë për drejtësi pa kompromis
Kurti dhe Vitia nesër do të marrin pjesë në përurimin e hapë...