Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, ka vizituar rezidentet gra në Shtëpinë e të Moshuarve në Prishtinë, me rastin e 8 Marsit, Ditës së Gruas.
Sipas njoftimit për media, Ministri Reçica tha se MPMS do të mbetet e angazhuar për rritje të mirëqenies për të gjitha kategoritë, me fokus për gratë.
“Gruaja është simbol i sakrificës. Trajtimi meritor dhe dhënia e mundësive të barabarta është obligim i gjithsecilit nga ne si pjesë e shoqërisë. Le të shërbejë kjo ditë për rritje të përpjekjeve për avancim të të drejtave të grave”, ka thënë ai.
Reçica uroi të gjitha gratë për ditën e tyre, 8 Marsin.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...