Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka caktuar sot mbajtjen e seancën së jashtëzakonshme për ndotjen e ajrit për nesër në ora 15:00.
Deputeti i PDK-së, Elmi Reçica tha nevojitet një bashkëpunim në mënyrë që të dilet me rekomandime apo edhe me rezolutë të përbashkët për këtë problematikë, shkruan Arbresh.info.
“Esenca është që ne duhet bashkërisht të veprojmë, duhet të dalim me rekomandime apo edhe me rezolutë të përbashkët cila do qoftë. Ne si parlament të hapim rrugën ligjore për të vepruar si parlament por edhe komunat”, ka thënë Reçica.
Ndotja e ajrit ka qenë një ndër temat më të diskutuara javëve të fundit në Kosovë për shkak të ngritjes së nivelit të saj kryesisht në Prishtinë./Arbresh.info
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?