Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, ka pritur sot në takim përfaqësuesit të Këshillit Drejtues dhe Sindikatës së Pavarur të Ndërmarrjes Shoqërore Gazetare “Rilindja”.
Në këtë takim u diskutua lidhur me njohjen e stazhit të punë të viteve të 90-ta, që përfshin edhe punëtorët e kësaj ndërmarrjeje.
“Përfaqësuesit e Këshillit Drejtues dhe Sindikatës së Pavarur të “Rilindjes” i informova për të gjitha nismat tona reformuese që kemi ndërmarrë, veçmas lidhur me njohjen e stazhit të punës për punonjësit e larguar me dhunë viteve të 90-ta nga pushteti serb, nismë kjo që tashmë ka marrë rrugë, pasi që kemi hartuar plotësim-ndryshimin e ligjit për skemat pensionale të financuara nga shteti, ku parashihet edhe njohja e stazhi në fjalë”, shkruan ai në Facebook.
“U jam tejet mirënjohës për gatishmërinë e tyre për të qenë krah nesh në këtë proces, për të shtyrë para reformat që kam ndërmarrë si ministër i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe prioritetet që janë në funksion të rritjes së mirëqenies së qytetarëve të vendit”.
Gjithashtu, diskutuam edhe për Reformën e përgjithshme pensionale, që në fokus do të ketë adresimin e të gjitha preokupimeve të qytetarëve, punonjësve dhe pensionistëve duke instaluar edhe sistemin e sigurimeve sociale.
BE i jep Ukrainës 2,8 miliardë euro ndihmë të re financiare
KQZ publikon të dhënat: Gratë më të votuara në zgjedhje
Çmimet e derivateve: Nafta 1.54€, benzina 1.41€
Tërmeti në Filipine: Numri i viktimave rritet në 37, qindra ...
Rama për Al Jazeera: Projekti në Zvërnec do të realizohet pa...
Statistikat e arsimit 2025/2026: Më pak nxënës dhe studentë ...