Elmi Reçica nga Partia Demokratike e Kosovës ka thënë se Kuvendi i Kosovës duhet të jetë i informuar për takimet që mbahen në Bruksel.
“Ky dialog fillimisht ishte teknik pastaj kalojë në dialog teknik. Këto marrëveshje që janë nënshkruar ne Bruksel shumë vështirë janë zbatuar. Kosova duhet të jetë më këmbëngulëse në këtë dialog. Nuk është e diskutueshme që Parlamenti duhet të jetë i informuar dhe duhet të diskutohen këto çështje me të gjithë deputetët, sepse kuvendi ka një rëndësi të veçantë”, tha Reçica në diskutimin për rolin e Kuvendit në dialogun Kosovë-Serbi, raporton arbresh.info
Ai ka thënë që duhet të bëhet një riformim i këtij dialogu, në mënyrë që të përfundojë në njohje të ndërsjellë mes vendeve.
“Ne kërkojmë të bëhet një riformim i këtij dialogut. Dialogu kërkon një konsensus dhe do të duhej të krijohet një ekip i unitetit dhe duhet të përfundojë me njohje të ndërsjellë. Mendoj se është koha që presidenti i shtetit kudo që të jetë ai të jetë në krye të çështjeve që janë kaq të rëndësishme dhe ai duhet të jetë në krye të grupit të unitetit se bashku me të gjitha partitë e tjera politike. Mendoj se është koha që presidenti i shtetit, kushdo që të jetë ai të jetë në krye të çështjeve që janë kaq të rëndësishme dhe ai duhet të jetë në krye të grupit të unitetit se bashku me të gjitha partitë e tjera politike”, është shprehur deputeti./arbresh.info/
Digjet një shtëpi në Matiqan, zjarrfikësit në vendngjarje
Haxhiu fton qytetarët të mbështesin kandidatët gra të VV-së ...
Kurti: Lidhjet e Prizrenit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Ve...
Prokuroria e Sarandës dërgon për gjykim pesë persona për ndë...
Sulmi rus mbi Kievin vret një person, lë qindra mijëra pa rr...
KQZ: Mbi 1,600 votues kanë votuar deri në ora 09:00 në 24 pë...