Ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale në Qeverinë e Kosovës, Skënder Reçica, ka thënë se opozita nuk i ka numrat për ta rrëzuar Qeverinë e koalicionit PAN.
Skënder Reçica, eksponent i Nismës Socialdemokrate, njëherësh ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale në Qeverinë e Kosovës, ka thënë se lideri i subjektit ku është ai, Fatmir Limaj, ka filluar konsultimet me liderë të subjekteve politike për të parë se si duhet të veprohet në raport me dialogun me Serbinë, tashmë pas aktvendimit të Gjykatës Kushtetuese për Delegacionin shtetëror.
“Limaj është duke u takuar me liderë, ai ka filluar konsultat, për të parë se çka duhet të bëjmë. Ne jemi për ata që meqenëse jemi para fazës finale, duhet të arrijmë një konsensus mes të gjitha subjekteve politike. Forcat politike duhet të gjejnë rrugën për të ecur përpara”, ka thënë Reçica në RTK.
“Nuk shtyhen përpara çështjet nëse ne barrikadohemi”, tha ai.
Sipas tij, në trajtimin e çështjeve nacionale, kërkohet sakrificë nga partitë politike.
Reçica ka thënë se opozita nuk i ka numrat për ta rrëzuar Qeverinë e koalicionit PAN.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...