Javën Evropiane për Siguri dhe Shëndet në Punë, ministri Reçica e ka përmbyllur sot me vizitën në fabrikën “NewCo Ferronikeli”, në Drenas, ku bashkë edhe me kryeinspektorin e Inspektoratit të Punës, Ekrem Kastrati nga afër panë punën që bënë kjo fabrikë, angazhimin e saj në ofrimin e kushteve më të mira të punës, si dhe përmirësimin cilësisë së sigurisë dhe shëndetit në punë.
“Jam i kënaqur që kjo fabrikë, edhe përkundër situatës aktuale me pandeminë, në asnjë moment nuk është ndalur në mënyrë që mbi 800 punëtorët e saj të kenë kujdes të shtuar në aspektin e sigurisë dhe shëndetit në punë”- tha ministri Reçica dhe shtoi se ne çdo ditë do të vazhdojmë të jemi pranë punëtorëve dhe punëdhënësve, për t’i mbështetur ata, gjithnjë konform legjislacionit në fuqi. Qëllimi i inspektorëve tanë asnjëherë nuk është gjobitja e punëdhënësve, por ngritja e vetëdijesimit dhe respektimit të legjislacionit me qëllim të përmirësimit të kushteve të punëtorëve, sigurisë dhe shëndetit të tyre në vendin e punës.
Jeta dhe të drejtat e punëtorëve janë prioritet i imi dhe dikasterit që drejtoj, andaj në asnjë rast nuk do të heshtim dhe do të jemi të pa kompromis ndaj gjithë atyre që nuk respektojnë masat e sigurisë dhe shëndetit në punë u shpreh ministri i MPMS, Skender Reçica. /arbresh.info/
Greqia godet një rrjet ndërkombëtar të trafikut të kokainës
Von der Leyen: Lajme të mira për Kosovën, në fillim të vitit...
Osmani nga Samiti BE-Ballkan: Kemi lajme të shkëlqyeshme, u ...
Hetimet për atentatin në Rinas: Spanja kthen përgjigje, aten...
Kurti për urat: Ata të tjerët nuk arrinin as t’i kalojnë, e ...
Costa: Zgjedhjet në Kosovë mund të jenë kyçe për konsolidimi...