Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica, në funksion të jetësimit të reformave të dikasterit që drejton, sot ka zhvilluar një takim virtual me drejtorin e Bankës Botërore për Kosovën, Massimiliano Paolucci dhe pjesën tjetër të ekipit të BB-së, ku kanë diskutuar për reformat e ndërmarra nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, me theks të veçantë për Reformën Pensionale dhe vazhdimin e Reformës së Asistencës Sociale.
Në takimin e sotëm, ministri Reçica bashkë me ekipin e Bankës Botërore kanë diskutuar edhe për procesin e fillimit të implementimit të projektit të BB-së, në vlerë prej 10 milionë euro, që për synim ka mbështetjen e familjeve të varfra në Kosovë.
Ministri i MPMS, Skënder Reçica e ka falënderuar drejtorin e BB-së për Kosovë, për mbështetjen e madhe që ndër vite Banka Botërore i ka dhënë shtetit tonë dhe tani që po vazhdon të jep kontributin e saj, si në funksion të rimëkëmbjes ekonomike pas përhapjes së pandemisë, po ashtu edhe në mbështetje të procesit të reformave që ka ndërmarrë, si ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale./arbresh.info/
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër