Forca e Sigurisë së Kosovës njofton se në kuadër të përgatitjeve për validimin e Regjimentit të Tretë të Këmbësorisë, Kompania e Armëve ka realizuar ushtrimin fushor “Tango Mike”.
Ky ushtrim ka për qëllim vlerësimin e kapaciteteve operacionale dhe aftësive taktike të togjeve, si dhe testimin e funksionimit të komandës dhe ndërlidhjes në kushte të ngjashme me ato reale të betejës.
“Në këtë ushtrim janë validuar togjet e kompanisë, duke u vlerësuar në aspektin e dislokimit në terren, lëvizjes taktike, vendosjes në pozicione mbrojtëse dhe mbështetje më zjarre për njësitë operacionale të këmbësorisë”, thuhet në njoftimin e FSK-së./Arbresh.info
Proteston sindikata e punëtorëve të Prishtina Parking
E dhimbshme: Ky është 38-vjeçari që mbeti i vrarë nga të sht...
Gjendet pa shenja jete një burrë në Pejë
Çmimi i naftës arrin në 105 dollarë për fuçi
34 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Barcelona e Hansi Flick afër ta thyejë një rekord të vjetër ...