Një mural me portretin e Hamëz Jasharit është realizuar në Qendrën e Stërvitjes Kolektive në Kazeremën e FSK-së “Skenderbeu” në Ferizaj.
Kështu ka bërë të ditur piktorja nga Ferizaj, Pranvera Sylejmani e cila shpërndau fotografitë e muralit, shkruan Arbresh.info.
“Qysh kur dielli ngrohë këtë tokë, ne jemi këtu”, shkruhet në mbishkrimin e fotografive.
“Në ADN-në tonë është UÇK-ja dhe gjaku i derdhur për këtë vend. Faleminderit familjes Jashari dhe të gjithë dëshmorëve që falë sakrificës së tyre ne sot frymojmë të lirë ne Shtetin tonë! Lavdi Epopesë se Lavdishme të UÇK-së! Murali u realizua në Qendrën e Stërvitjes Kolektive në Kazeremën e FSK-së “Skenderbeu” në Ferizaj.”, ka shkruar ajo.
“Falenderojmë shumë Komandantin Arben Krasniqi dhe gjithë stafin e tij!”, përfundoi piktorja Sylejmani./Arbresh.info/
Këshilli i Sigurimit i OKB-së mban sot seancë për Kosovën, n...
Ministrja e jashtme britanike: Libani duhet të përfshihet në...
“Një penallti e mohuar dhe një i kuq i munguar” ...
Irani publikon udhëzimet e navigimit për Ngushticën e Hormuz...
Simeone: Barcelona është një nga ekipet që luan futbollin më...
Mbërrin delegacioni iranian në Pakistan për bisedime mbi pla...