Është realizuar fluturimi i parë i linjës Paris-Prishtinë-Paris.
Në terminalin e aeroportit ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, ka ateruar aeroplani i parë i linjës direkte nga kryeqyteti francez.
Ambasadori i Francës në Kosovë Didier Chabert, dhe ambasadori i Kosovës në Francë Qëndrim Gashi, tashmë kanë arritur në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, të cilët udhëtuan të parët me këtë linjë.
I pranishëm në evenimentin inaugurues ishte edhe ministri I Diasporës Valon Murati.
Ai e ka konsideruar këtë ngjarje si një moment shumë të rëndësishëm për qytetarët shqiptarë që jetojnë në Francë, si dhe për marrëdhëniet në mes Kosovës dhe Francës në fushën e biznesit.
E ambasadori i Kosovës në Francë, Qëndrim Gashi u shpreh se shpreson që kjo linjë të ndikojë në turizmin e qytetarëve si nga Kosova ashtu edhe nga Franca.
Ambasadori i Francës në Kosovë Dider Chabret me të arritur në Kosovë me linjën e parë tha se mirëpret shqiptarët në Francë.
Deklaratat përmbyllëse të ZPS-së vazhdojnë nesër
Berisha: Aktakuza në Hagë ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së ësh...
Kryeministri britanik refuzon thirrjet për dorëheqje: S’jam ...
Drejtori i Doganës dhe ambasadorin slloven diskutojnë lehtës...
Elijona i reagon dajës: E ke lëndu fëmijën e motrës tënde, e...
Dyshime për ngacmim seksual në banesën e Lamine Yamal, përme...