Real Madridi vazhdon të mbajë hapin në garën për titullin e La Ligas duke e fituar ndeshjen ndaj Sevillas (4-1) që konsiderohej një prej përballjeve të vështira në këtë fundsezoni.
Rezultati u zhbllokua në minutën e 10-të me golin dinak të Nacho Fernandez nga gjuajtja e lirë.
Për dyfishimin e epërsisë u kujdes Cristiano Ronaldo, i cili u gjend në vendin e duhur pas një topi të kthyer nga portieri mysafir për ta dërguar në rrjetë (23’).
Ky ishte goli i 400-të zyrtar i superyllit portugez dhe me avantazh prej dy golash për Los Blancos, skuadrat shkuan në pushim.
Në pjesën e dytë, skuadra vendase e gjeti edhe dy herë rrjetën. Cristiano Ronaldo priti një top nga Kroos dhe goditi me të majtën për golin e dytë personal (78’).
Golin e katërt e shënoi vet Toni Kroos (84’), falë asistimit të Nacho Fernandez.
Real Madridi pozicionohet në vend të dytë në tabelë me pikë të barabarta me Barcelonën kur ka mbetur edhe një xhiro deri në fund të sezonit, por Los Blancos kanë edhe një ndeshje më pak të zhvilluar.
“U larguat në finale”, Ludo flet me Elijonën për shoqërinë e...
Hungaria thotë se do t’i bllokojë sanksionet e reja të BE-së...
“Uroj të ketë drejtësi në Hagë”, Rama: Nuk po gj...
Bllokimi i Librazhd–Qafë Thanë, dhjetëra fshatra të izoluara...
Pse ndryshon ora e Iftarit çdo natë?
Gjendet trupi i bjeshkatarit Fazim Fetahoviq