Edhe ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka reaguar për punëtoren e Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës që dyshohet se kërkoi 40 euro ryshfet.
Ismaili përmes një postimi në facebook ka shkruar se do të ballafaqohen të gjithë ata që keqpërdorin detyrën zyrtare, shkruan arbresh.info.
“Nuk po i përmirësojmë kushtet në Institucionet Publike Shëndetësore që ato të bëhen streha të korrupsionit. Të gjithë ata që mendojnë se do të mund të keqpërdorin detyrën zyrtare duke vjedhur qytetarët tanë do të ballafaqohen me ligjin”, ka thënë ai.
I pari i shëndetëiss ka shtuar gjithashtu se këta persona i presin arrestimet dhe largimet nga puna.
“U njoftova nga drejtoria e SHSKUK-së për suspendimin e menjëhershëm të punëtores në lidhje me rastin e marrjes së ryshfetit. Arrestimet dhe largimet nga puna janë të vetmet përgjigje që kemi për ta”, ka përfunduar ai.
F.C punëtore e Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës e cila dyshohet të ketë kërkuar ryfshet për rregullim të dokumentit mjekësore për përfitim të pensionit si viktimë civile e luftës është arrestuar gjatë ditës.
Ndërsa mbrëmjen e së martës QKUK ka bërë të ditur se e dyshuara është suspenduar nga vendi i punës.
Ndryshe për këtë rast ka reaguar edhe deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku. /Arbresh.info/
Lexo edhe: QKUK suspendon punëtoren që u arrestua pse kërkoi 400 euro ryshfet
Shembja e rrugës në Prishtinë, Pacolli: Pasojë e neglizhimit...
Netanyahu do të zgjerojë pushtimin izraelit në Libanin jugor
Rama publikon pamje: Mbi 1 mijë vizitor në Muzeun e Krujës v...
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, këto janë pikat e rendit ...
Rama për shembjen e rrugës: Kemi pezulluar nga puna inspekto...
Bashkimi shënon fitore bindëse ndaj Yllit