Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas sulmit në Shtërpcë, ku mbetën të plagosur dy të rinj të komunitetit serb.
Përmes një postimi në Twitter, Sveçla tha se ky sulm është i papranueshëm dhe do të dënohet me ligj.
“Sulmi ndaj dy qytetarëve të Kosovës në Shtërpcë është i papranueshëm dhe do të dënohet plotësisht me ligj. Policia ka ndërmarrë veprime të shpejta dhe ka arrestuar autorin. Ne jemi të përkushtuar që të ruajmë sundimin e ligjit në të gjitha pjesët e Kosovës”, tha Sveçla.
Kujtojmë se sot gjatë ditës një person 11 vjeçar e tjetri 21 vjeçar janë plagosur me armë zjarri, por sipas njoftimi të policisë të dy janë jashtë rrezikut për jetë.
Policia ka arritur ta arrestoj dorasin si dhe i është konfiskuar arma që dyshohet se ka kryer veprën./arbresh.info/
The attack on 2 Kosova Citizens in Shtërpcë is unacceptable and will be punished to the full extent of the law.?? Police have taken swift action and arrested the perpetrator. We are committed to upholding rule of law in all parts of Kosova.
— Xhelal Sveçla (@XSvecla) January 6, 2023
Homazhet në Kuvend për Qosjen, Kurti nderon akademikun
KRU: Konsumatorët me borxhe të papaguara rrezikojnë shkyçje ...
Kurti për Eliot Engel: Njihte të drejtën historike të Kosovë...
Endrit Thaçi uron babain për ditëlindje: Na mungon çdo ditë,...
Homazhet për Qosjen, Osmani nënshkruhet në Librin e Zisë
Hamza uron Hashim Thaçin për ditëlindje: Na ke munguar shumë...