Shoqata “Trojet e Arbrit” ka reaguar ashpër pas ngjyrosjes së monumentit të heroit kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu në qytetin e Prizrenit, një veprim që e ka cilësuar si “sulm të shëmtuar” ndaj figurës më të rëndësishme historike shqiptare.
Në reagimin e bërë publik të dielën, Shoqata shprehet e “shokuar” nga ky akt, duke e cilësuar si një provokim të drejtuar nga qarqe “antishqiptare dhe antikombëtare”, që sipas tyre janë të ndikuara nga ideologji politike neotomane dhe pansllaviste.
Shoqata u ka bërë thirrje organeve të rendit dhe drejtësisë në Kosovë që të veprojnë me urgjencë për të identifikuar dhe ndëshkuar autorët e këtij akti.
“Shoqata “Trojet e Arbrit“ fton policinë e Republikës së Kosovës dhe prokurorinë që të merr masa shumë të shpejta sa nuk është bërë vonë dhe ta bëj burgosjen e sjelljen para drejtësisë të personave që e kryen këtë akt të shëmtuar.Pas bërjes publike të Shoqatës “Trojet e Arbrit“ për një demostratë gjithëshqiptare më 28 nëntor 2025, në qytetin e Prizrenit për neglizhimin dhe mosdhënien e lejes për Muranën e Gjergj Kastriotit në Prizren,tash qarqët antishqiptare kanë filluar atakimin e drejtëpërdrejt të Monumentit të Gjergj Kastriotit në Prizren”, thuhet në reagim./Arbresh.info

Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...