Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë ka reaguar pasi njësia e Hetimeve të Krimeve të Luftës të Policisë së Kosovës ka identifikuar dhe arrestuar të kërkuarin mashkull serb për krime lufte të kryera ndaj popullatës civile në Kosove në periudhën gjatë viteve 1998-1999.
Serbia bën të ditur se bëhet fjalë për Çasllav Jolliq, 54 vjeç.
Sipas kësaj zyreje, Jolliq është banor i Serbisë dhe për 23 vjet rregullisht kishte udhëtuar për në Kosovë dhe asnjëherë nuk kishte pasur probleme.
“Ai ka shkuar atje për të kryer detyrua të caktuara për seancën dëgjimore pas vdekjes së babit të tij dhe është arrestuar në bazë të aktakuzës së fundit. Ky rast vazhdon praktikën e aktakuzave të ngritura nga Prishtina kundër serbëve nga Kosova, që në këtë mënyrë t’i pengojë të kthehen në shtëpitë e tyre apo të kërkojnë të drejtat e tyre”, tha Zyra për Kosovën.
Në njoftimin e Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe po ashtu u tha se të arrestuarit i është ofruar mbrojtje ligjore dhe përfaqësuesit ndërkombëtar janë informuar për rastin./arbresh.info/
Vesa Vllasaliu publikon videon e parë të Mirlind Dakut me va...
Murati: Mbështetje për fëmijë dhe sektorin privat që në fill...
Humb jetën në QKUK këmbësori i aksidentuar në Fushë-Kosovë
Armand Duka: Jemi më të mirë se Kosova
Aktakuzë ndaj zyrtarit të Doganës në Vërmicë për keqpërdorim...
Sladan Trajkoviq dënohet me 10 vjet burgim për krime lufte n...