Deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe njëherësh presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli ka reaguar pas humbjes së jetës së një fëmije në Milloshevë.
Rasti tragjik ka prekur politikanin, i cili thotë se është papërgjegjësi që është lënë i hapur një pus i tillë i rrezikshëm, transmeton portali arbresh.info.
“Lajme të tmerrshme nga Milosheva për incidentin në të cilin dy fëmijë ranë në një pus më ujë. Ngushëllimë për familjen e viktimës dhe lutjët tona janë që fëmija tjetër ta mbijetojë këtë. Është e papërgjegjshme se si pusë e tilla janë lënë të hapura dhe rrezikojnë jetën e fëmijëve në mbarë vendin”, shkruan ai.
Tutje Pacolli u ka bërë thirrje autoritetetve që të ndërmarrin masa për t’u ofruar siguri më shumë fëmijëve.
“Është momenti i fundit që autoritetet të marrin masa dhe të u japim fëmijëve hapësirë për të luajtur lirshëm dhe të sigurt. Mendimet tona janë në këto momente me familjet e fëmijëve”, shkruan Pacolli në facebook./arbresh.info/
Amerika fillon të përdorë bazat britanike për operacione kun...
Kurti: Arsimi në shqip ka qenë gjithmonë akt përkushtimi dhe...
Kosova fiton ndaj Kroacisë
SPAK-u godet grupin kriminal në Vlorë, porositën dy vrasje d...
Nata e Zjarreve, në Prekaz ndizen flakadanët
Në Itali do të mbahet një manifestim përkujtimor për sakrifi...