Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka shprehur pakënaqësi dhe ka reaguar kundër veprimeve që Presidenti i Republikës, Hashim Thaçi ka bërë në rastin e dekorimeve në 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
“Presidenti i Republikës, Hashim Thaçi, ka dekoruar një numër të madh të personaliteteve me rastin e 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, madje edhe njerëz dhe institucione që kanë qenë kundër shtetit, kurse jo edhe Organizatën e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, thuhet në reagimin e OVL të UÇK, transmeton Telegrafi.
“Sjellja e këtillë tregon joseriozitetin e institucioneve tona shtetërore dhe të njerëzve që janë në krye të tyre, të cilët duket asnjë punë nuk i qasen me përgjegjësinë dhe seriozitetin e duhur” .
“Me udhëheqës të tillë, që janë pushtetarë, e jo shtetarë, Kosova po stagnon në ndërtimin e shtetësisë së saj”, thuhet në reagim.
Ndryshe, pas publikimi të listës së institucioneve, organizatave, shoqatave dhe personaliteteve të dekoruara nga presidenti i Kosovës, për 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, në shenjë pakënaqësie shumë sish refuzuan medaljen presidenciale.
“Jemi takuar në një kafene”, Edi flet për njohje...
Festimet me fishekzjarre për zgjedhjet lokale shkaktojnë 18 ...
Isak operohet me sukses pas dëmtimit të rëndë, Liverpool del...
Osmani nga Washingtoni njofton për heqjen e vizave nga Baham...
Adis Beçiragiç shpallet ‘Trajneri më i mirë i vitit’ në Bosn...
Amir Rrahmani fiton Superkupën e Italisë, Napoli mposht në f...