Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas marrëveshjes mes Kosovës e Serbisë për heqjen e dokumenteve për hyrje-dalje.
Kreu i qeverisë përmes rrjetit social Twitter, tha se reciprociteti duhet të jetë fryma e zgjidhjeve parimore, teksa shpërndau një intervistë për mediumin gjerman, Welt, dhënë ditë më parë.
“Javën e kaluar fola me@Welt për masat tona reciproke për targat e makinave dhe dokumentet e hyrje-daljeve me Serbinë, por edhe për fuqinë tonë të re të punës, të kualifikuar, luftën kundër korrupsionit dhe forcimin e demokracisë”, shkroi Kurti.
Ndërsa, askush nga skena politike e Kosovës nuk ka reaguar ende pas marrëveshjes së arritur me Serbinë./arbresh.info/
Reciprocity should be the spirit of principled solutions. Last week I spoke to @welt about our reciprocal measures on car plates & entry-exit docs w/ Serbia but also about our young, skilled labour force, fight against corruption & strengthening democracy. https://t.co/giWnnTbfEJ
— Albin Kurti (@albinkurti) August 27, 2022
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...