Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka reaguar pas vdekjes së Haxhi Thaçit, babit të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.
Me anë të një postimi në Facebook, Krasniqi tha se sot nuk u shua vetëm një njeri, por një baba që i dha Kosovës një çlirimtar, përcjell Arbresh.info.
Krasniqi u ka shprehur ngushëllime ish-presidentit, familjes Thaçi dhe mbarë kombit shqiptar.
Postimi i plotë:
Me dhembje të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të Haxhi Thaçit, babait të Presidentit Hashim Thaçi. Sot, pas një beteje të gjatë me sëmundjen, nuk u shua vetëm një njeri, por një baba që i dha Kosovës një çlirimtar, një burrë që me përkushtimin dhe edukatën e tij ndihmoi në lindjen e një epoke të re për kombin tonë.
Ngushëllimet më të sinqerta Presidentit Thaçi, familjes Thaçi dhe mbarë kombit shqiptar. Haxhi Thaçi ishte më shumë se një prind – ai ishte një shtyllë e fortë e vlerave atdhetare, një njeri i urtë dhe fisnik, i cili la pas një trashëgimi të pavdekshme në historinë tonë.
U prehtë në paqe!/Arbresh.info
Tragjedi në Kaçanik: Dyshohet se një person ra në bunar, nxi...
Studimi: Rreziku kardiovaskular te meshkujt nis më herët nga...
Fushtica: Nga tërmeti nuk raportohet për dëme të serioze apo...
Komuna e Prishtinës del me udhëzime për qytetarët pas tërmet...
Volcanodiscovery: Për 30 ditë Kosova u përball me 36 tërmete...
Emocione në Big Brother: Luizi surprizohet nga vajza e tij, ...