Një mi i ngordhur është gjetur në një paketim kiflesh për fëmijë në shkollën “Meto Bajraktari” në Prishtinë.
Këtë e ka pohuar nëpërmjet një konference shtypi, të enjten, nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Dardan Sejdiu.
Ai ka thënë se miu është gjetur të mërkurën pasdite, ndërsa menjëherë janë lajmëruar organet policore dhe inspektorët komunalë të Prishtinës.
Sipas tij, këta të fundit kanë inspektuar të gjitha pikat e Beni Donas – kontraktuese komunale për furnizim të nxënësve me kifle – ndërsa kanë mbyllur pikën në lagjen Mat, prej nga mendohet të jetë bartu miu.
Gjithashtu Sejdiu ka thënë se përnjëherë janë filluar procedurat e ndërprerjes së kontratës me kompaninë në fjalë.
Sjediu ka akuzuar edhe Policinë e Kosovës, pasi sipas tij, edhe pse kanë kërkuar që të bëhet kallëzim penal ndaj kompanisë, iu është thënë se nuk ka argumente të mjaftueshme për një gjë të tillë.
5.8 milionë euro për ndërtimin e Qendrës Nacionale të Xhudos...
Forcohet bashkëpunimi mes Prokurorisë dhe Departamentit Amer...
Përparim Rama mbështet “protestën gjithëkombëtare” në RMV: S...
Shkon në dy numri i viktimave të aksidentit në “Ibrahim Rugo...
Rrëzohet kërkesa për modifikimin e dënimit të Haxhi Shalës
Ngjarje e rëndë në Gostivar: Gjendet e varrosur një grua që ...