Kandidati për kryeministër nga PDK, Enver Hoxhaj, është shprehur tejet i shqetësuar për shpërthimin që ndodhi sot në Ferizaj, nga ku u lënduan 42 persona..
Përmes një postimi në Facebook, Enver Hoxhaj ka thënë se ka biseduar përmes telefonit me kryetarin e Ferizajt Agim Aliun dhe ka thënë se po bëhet gjithçka për t’u kujdesur dhe për t’iu qëndruar afër atyre që u prekën nga kjo ngjarje./arbresh.info/
Reagimin e Enver Hoxhajt:
Thellësisht i prekur nga shpërthimi që ndodhi në Ferizaj, ku mbetën të lënduar dhjetëra qytetarë! Kam pasur menjëherë një bisedë telefonike me kryetarin Agim Aliu për të mësuar për gjendjen e fundit dhe u sigurova se po angazhohet maksimalisht për t’u kujdesur dhe për t’ju qëndruar afër atyre që u prekën nga kjo ngjarje.
Tani në këto momente gjithçka duhet të fokusohet në shpëtimin e jetërave të të lënduarve në këtë fatkeqësi.
Falënderoj ekipet e emergjencës, policinë e zjarrëfikësit që bënë gjithçka që të ndihmojnë sa më shpejtë të lënduarit! Bashkëndjej me familjet e të lënduarve dhe uroj shërim sa më të shpejtë për të gjithë!
100 kadetë të rinj korrektues i shtohen SHKK-së
Suspendohet zyrtari korrektues në Dubravë, dyshohet për plag...
Presidenti iranian bisedë telefonike me Erdogan, mohon se ka...
Osmani pret ambasadorin britanik, diskutohet për zhvillimet ...
Zhegrova jep sinjal të fortë te Juventusi: Refuzon pushimin ...
I dënuar me 9 vite burg në Itali, arrestohet 32-vjeçari në T...