Derisa po shqyrtohet në lexim të dytë projektbuxheti, në Kuvend ka shpërthyer debat për luftën e Kosovës, në vitin 1999.
Krejt kjo filloi kur shumica nuk ia votoi deputetit të PDK-së, Mërgim Lushtaku, një propozim për ujin në Skenderaj.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haxhi Avdyli, i ka reaguar deputetit Lushtaku, duke thënë se gjuha e tij dhe krahasimi me regjimin serb të paraluftës, është i papranueshëm.
“Jemi shumë vend i vogël, që të përcahemi me krahina”, ka thënë Avdyli.
Deputeti i LVV-së thotë se është e turpshme që mosvotimi për propozimin e Lushtakut të lidhet me viktimat e luftës, sepse, shton se viktima në luftë ka pasur nga të gjitha rajonet.
“Nuk është vetëm në Drenicë që ka pasur viktima. Ka pasur edhe në Krushë të Madhe, komplet fshati i Krushës së Vogël, krejt burrat e Krushës janë vra. Është në Lybeniq të Pejës, është në Meje, në Slovi të Lipjanit. Cdokund ka pasur viktima”, ka thënë Avdyli.
Deputeti i LVV-së ka thënë se e inkurajon Lushtakun që të flasë për projekte të vendit prej ku ai vjen, por jo me gjuhë, që krijon përçarje.
Deputeti Lushtaku tha në Kuvend se deputetët e LVV-së nuk po e përkrahin një projekt për ujin në Skenderaj, pasi kanë hatërmbetje me rajonin e Drenicës.
Ai tha se LVV-ja ka inate politike me Drenicën, pasi nuk është votuar nga ajo zonë as një zgjedhjet lokale e as në zgjedhjet e përgjithshme.
Lushtaku përmendi regjimin serb të Sllobodan Millosheviqit, duke thënë se edhe atëherë edhe tash është tentuar që rajonit të Drenicës t’i ndalen “ajri, jeta” e tash uji./arbresh.info/
Nesër përfundon rinumërimi i votave
Specialja shtyn për 27 shkurt fillimin e gjykimit ndaj Thaçi...
FSK-ja i bashkohet kërkimeve për një person të humbur në lum...
Mbappé i ashpër pas humbjes në Lisbonë: Kjo nuk është skuadë...
Kurti bëri homazhe në vendin ku u vra 15-vjeçari Gazmend Bra...
Vërshimet e janarit, AME evakuoi 42 persona dhe pati mbi 1 m...