Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku ka reaguar pas vendimit së Gjykatës së Apelit në Speciale, për uljen e dënimit për katër vjet, nga 26 në 22 vjet burgim, për ish-pjesëtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa.
“Nuk jam fajtor për asnjë nga pikat që mi ngarkon kjo zyrë e Gestapos”, ka cituar ai Mustafën me anë të një postimi në Facebook, shkruan Arbresh.info.
Kujtojmë se aktakuza ndaj Mustafës ishte konfirmuar më 12 qershor 2020, dhe aktgjykimi i shkallës së parë ndaj Mustafës ishte shpallur më 16 dhjetor 2022, me të cilin Mustafa ishte dënuar me 26 vite burgim.
LEXO EDHE:
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...