Pas ndalimit që iu bë kryetares së degës së LDK-së në Gjermani, Donika Gërvalla, për tu futur në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, ka reaguar familja e saj.
Familja Gërvalla nga diaspora, Shqipëria dhe Kosova, përmes një komunikatë të përbashkët e ka quajtur incidentin e ndodhur mbrëmë, si veprim që ngjanë me atë të regjimit të dikurshëm serb.
“Ky incident i parapërgatitur, tepër i rëndë jo vetëm për një femër, na e ka kujtuar kohën e regjimit pushtues serb, për të cilën ka luftuar e tërë familja jonë, duke dhënë madje edhe dy heronj”, thuhet në reagimin e tyre.
Ata thonë se duke e ditur qëndrimin e Donika Gërvallës, e cila sipas tyre, dëshiron t’ia kthejë dinjitetin LDK-së, nuk e lanë të futej në zyrë.
“Elementë të klanit të Mustafës, duke e ditur qëndrimin e Donikës për t’ia kthyer dinjitetin kombëtar kësaj partie, ashtu si e kishte në kohën e dr. Ibrahim Rugovës, jo vetëm që nuk e kanë lënë të marrë pjesë në mbledhje, por fizikisht, duke e tërhequr zvarrë, nuk e kanë lënë të hyjë në sallë”, thuhet në reagim, përcjell Insajderi.
Familja Gërvalla, thotë se bashkë edhe me pjesën tjetër të shoqërisë, do të mbështesë edhe më tutje mendimet dhe veprimet, që kanë vlera kombëtare, shtetërore dhe demokratike, kundër të cilave ka ndodhur ky incident.
“Vetëm me këto vlera mund të shkojmë përpara për të ndërtuar shtetin dhe shoqërinë demokratike, në të cilën ka vend shprehja e mendimit të lirë, e pranueshme për tërë qytetërimin evropian dhe botëror”, ka thënë familja, teksa ka pasur një porosi për Mustafën në fund të këtij reagimi.
Donika Gërvalla nuk e lejua mbrëmë të futej në mbledhjen e KP të përgjithshëm të LDK-së, madje u tërhoq zvarrë nga rojet e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Trump ia zgjat afatin Iranit për hapjen e Ngushticës së Horm...
Sulmohet gjyqtari në një ndeshje futbolli në Obiliq, arresto...
Ndjekje si në filma, kapet në Tiranë 37-vjeçari me lëndë eks...
Shpërthim nga bombola e gazit në Skenderaj, lëndohet një i m...
Aksion antidrogë në Istog/ Sekuestrohen kokainë, para dhe ve...
Dy të lënduar rëndë nga aksidenti mes veturës dhe motoçiklet...