Sulmin ndaj Policisë së Kosovës e ka dënuar edhe ministria e Jashtme e Kroacisë, duke thënë se autorët duhet të sillen urgjentisht para drejtësisë.
Me anë të një postimi në Twitter, ministria u ka shprehur ngushëllime të përzemërta familjes së policit të vrarë nga ky sulm në Banjskë të Zveçanit.
“Dënojmë fuqishëm sulmin e dhunshëm ndaj policisë së Kosovës herët në mëngjes. Ngushëllimet tona të përzemërta familjes së policit të vrarë gjatë kryerjes së detyrës dhe shërim të shpejtë për zyrtarin e plagosur. Autorët duhet të sillen urgjentisht para drejtësisë”, shkroi ministria e Jashtme e Kroacisë./Arbresh.info
Haziri: Oferta e Kurtit ishte votoni Glaukun, hyni në Qeveri
“Pak magji”, Klodi tregon se po kalon kohë në Shqipëri
Shtëpia e Bardhë: SHBA s’i ka dhënë afat Iranit që të përgji...
Pezullohet tarifa 234 euro për kyçje në ujë, lehtësohen bizn...
Deklarata shokuese në parlament, sqarohet Fatos Geci: Mjaft ...
Sot, para 27 vjetësh, Amerika dha sinjalin e parë se Kosova ...