Faqja e Trustit e dizajnuar për aplikim për tërheqjen e 10% të Trusit ka rënë nga sistemi në kohën kur do të fillonte aplikimi për tërheqjen e 10 përqindëshit, shkruan Syri.net Kosova.
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Gazmend Syla, këtë e ka quajtur mungesë serioziteti.
“Çka është kjo mungesë seriozitetit?
Ende pa nis mirë aplikimi për tërheqjen e parave të qytetarëve paska ra faqja e trustit.
Dobët, nuk ka ku shkon ma dobët!”, ka shkruar Syla në reagimin e tij në rrjetin social Facebook.
Nga Trusti e pranuan që kjo ueb faqe u bë cak i hakerëve dhe sulmeve kibernetike.
Në ndërkohë për të aplikuar Trusti po e përdor një ueb faqe tjetër.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...