Asociacioni për Arsim dhe Aftësim Profesional ka dënuar reagimin e policisë së Kosovës pasi që këta të fundit kanë reaguar ndaj protestuesve të cilët po vendosin një pankartë në kishën ortodokse në oborrin e UP-së.
Ky asociacion intervenimin e policisë për mesë një komunikate ka thënë se ministria e Punëve të Brendshme duhet të filloj menjëherë hetimet për sjelljet e policisë.
Komunikata e plotë:
Asociacioni për Arsim dhe Aftësim Profesional të Republikës së Kosovës dënon dhunën e ushtruar ndaj studenteve dhe gazetareve nga ana e policisë.!
Policia e Republikës së Kosovës veproi në mënyrë të papranueshme ndaj studentëve dhe gazetarëve të cilët ishin të pranishëm sot në protestën paqësore ndaj punëve ilegale në kishën ortodokse serbe e ndërtuar ilegalisht në kampusin e Universitetit të Prishtinës nga diktatori Sllobodan Millosheviç.
Ministria e Punëve të Brendshme, udhëqur nga Skender Hyseni (LDK), të jap përgjegjësi në lidhje me këtë. Inspektoriati Policor i Kosovës të filloj menjëherë hetimet për sjelljet e dhunshme dhe plotësisht të papranueshem nga ana e policëve në detyrë.
Shkelzim Murtezi
Kryetar i Asociacionit për Mbështetjen e Arsimit dhe Aftësimit Profesional të Republikës së Kosovës
Dënimi për vrasjen e Liridona Ademajt, reagon Dafina Zeqiri:...
Ulutas pret në takim ambasadorin amerikan në NATO në Prishti...
Kurti: Inovacioni dhe kreativiteti, bazë e zhvillimit të qën...
“Netanyahu do arrestohet në Hungari”/ Magyar: Hungaria nuk d...
Detaje të reja nga vrasja e trefishtë në Mal të Zi, policia ...
Reagon Albulena Haxhiu: Burgimi i përjetshëm, përgjigje e fo...