Ish-koordinatori për dialogun Kosovë-Serbi Avni Arifi, ka reaguar pas lajmit për heqjen e vizave nga ana e Emirateve të Bashkuara Arabe për shtetasit e Kosovës.
Së fundmi, ai ka reaguar përmes një statusi në Facebook, ku ka theksuar për rëndësinë e Emirateve Të Bashkuara Arabe se përveç se është një vend i rëndësishëm politik dhe destinacion turistik global, është dhe vendi i pestë në botën e rieksporteve globale.
Lexo edhe:
Emiratet e Bashkuara Arabe heqin vizat për qytetarët e Kosovës
Postimi i plotë:
“Lajmi për hjekjen e vizave nga ana e Emirateve është lajm shumë i mirë për Kosovën. Emiratet e Bashkuara Arabe nuk janë vetëm vend i rëndësishëm politik në Lindjen e Mesme apo destinacion turistik global por mbi të gjitha është vendi i pestë në botën e rieksporteve globale (trade hub) dhe ofron potencial të jashtëzakonshëm ekonomik për bashkëpunim jo vetëm me kompanitë e këtij vendi por me të gjitha kompanitë botërore. Kjo është një lehtësim jo i vogël për kompanitë e Kosovës”, shkruan Arifi./Arbresh.info/
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës