Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti ka reaguar ashpër ndaj atyre që ai i ka quajtur pjesë e propagandës së poshtër një ditë para protestës dhe para rritjes së opozitës lidhur me portretin e Ibrahim Rugovës në shesh.
Lajmet rreth kësaj ngjarjeje Ahmeti i ka quajtur manipulim ndërsa thotë se Qeveria është dashur të punojë sipas ligjit për rivendosjen e posterit.
Lidhur me këtë ai ka shkruar në Facebook:
“Shpendi ndal festen”, “Shpendi heq Rugoven” jane krejt pjese e propagandes se poshter nje dite para protestes dhe para rritjes së opozites.
Edhe kjo e fundit me posterin e Rugovës është manipulim i pastër, e për më keq manipulim i pushtetit në fundosje me figuren e presidentit Rugova. Kur dikush hyn në shesh me kran dhe fillon heqjen natyrisht që inspektorati i Komunes se Prishtines do të pyes se çka po bëjnë dhe do ta evidentoj rastin sepse komuna është përgjegjëse për hapësirat publike. Çka i kushton qeverisë me punu sipas ligjit për një poster. Apo janë mësuar të punojnë pa leje.
Posteri është vendosur!
Mjaft me këtë propagandë të poshtër. Mos manipuloni me figura e ndjenja!
Arbër Hoxha asiston në golin e dytë të Dinamo Zagrebit.
Ivanka Trump viziton Edi Ramën në Kryeministri
Bie orteku mbi Brezovicë, paralajmërohen rreziqe të reja
Ulutash takohet me kryetarin e Mitrovicës së Veriut, flasin ...
“Jo para për kriminelët”, Trump bllokon fondet federale për ...
Bashkimi i fortë për Pejën, e eliminon nga Kupa e Kosovës