Agjencisë e Shërbimeve të Navigacionit Ajror (ASHNA) është deklaruar kundër Ligjit për Pagat në Sektorin Publik.
Agjencisë e Shërbimeve të Navigacionit Ajror (ASHNA) vlerëson se përfshirja e ASHNA-së në Ligjin për Pagat në Sektorin Publik i cili u miratua sot nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, është në kundërshtim me praktikat e Komisionit Evropian për pavarësinë e Agjencive që menaxhojnë trafikun ajror, kur dihet mirëfilli së të hyrat e tyre gjenerohen nga shërbimet e navigimit ajror që u ofrohen aviokompanive ajrore.
Sipas ASHNA, përfshirja në Ligjin e Pagave, bie ndesh edhe me Nenin 5.5 të Ligjit Nr. 04/L-250 për Agjencinë e Shërbimeve të Navigacionit Ajror, ku theksohet se, ASHNA ka kapacitet të plotë juridik dhe vepron si një̈ ofrues i shërbimeve jofitimprurëse, i cili mbulon shpenzimet dhe bazohet në performancë.
“ASHNA, nuk ka qenë e njoftuar se është përfshirë në këtë ligj, pasi që deri në dorëzimin në Kuvendin e Kosovës nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës, ka qenë e përjashtuar nga ky ligj, mirëpo është përfshirë në ligj nga ana e Komisionit Parlamentar për Administratë Publike.
Andaj, menaxhmenti i ASHNA-së, duke shprehur shqetësimin e tij, shpreson se përfshirja e ASHNA-së në këtë ligj nuk do të ndikoj në mbarëvajtjen e rregullt të punës në ASHNA-së”, thuhet në reagim.
Limi lë shtëpinë më të madhe në vend
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë, mes tyre...
Brezovica, Prevalla dhe Rugova, destinacionet më të vizituar...
Familjarët e heronjve Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu e Edm...
Zelensky: Ukraina po përgatitet për bisedime të reja paqeje ...
Bajrami: Nuk jam më nënkryetare e LDK-së, kam dhënë dorëheqj...