Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka vazhduar polemikën në rrjetin social Facebook, pas asaj kur sot në seancën plenare, Ramush Haradinaj e quajti “rrenc”, deputetin e Vetëvendosjes Rexhep Selimi.
Kurti, ka thënë se gjaknxehtësinë që e shfaqi sot Haradinaj, nuk e kishte me Rexhën por me veten e tij që u largua prej Rexhës.
Ka theksuar se Haradinaj e ka pasur në dorë Hashim Thaçin derisa nuk ia kishte ratifikuar demarkacionin, por sipas tij, tash janë ndërruar rolet dhe Hashim Thaçi e ka në dorë Ramush Haradinajn.
“Po, Rexha nuk është arrestuar nga ‘drejtësitë’ me gjemba vendore e ndërkombëtare të pasluftës dhe nuk u vra në luftë siç nuk u vra as Haradinaj”.
Postimi i plotë i Kurtit në Facebook:
Më drejtohej mua e fliste për Rexhep Selimin. Nuk e kuptova pse. Rexha doli nga salla e seancës plenare, e kryeministri Haradinaj mori fjalën dhe fliste kundër tij. Pasi që ju përgjigj Rexha, m’u bë e qartë shumëçka nga reagimi i dytë i kryeministrit.
Ai kishte humbur toruan dhe gjaknxehtë shfrynte kundër Rexhës. Çka i kishte bërë Rexha? Po, Rexha nuk është arrestuar nga ‘drejtësitë’ me gjemba vendore e ndërkombëtare të pasluftës dhe nuk u vra në luftë siç nuk u vra as Haradinaj. Ndoshta kryeministri s’kishte çka t’i bënte Hashim Thaçit, Kadri Veselit e Xhavit Halitit me të cilët u bashkua dhe po i sulej Rexhep Selimit? Ç’ishte ky siklet i papërmbajtur i kryeministrit?
Ramush Haradinaj e ka pasur në dorë Hashim Thaçin derisa nuk ia ratifikoi ‘demarkacionin’ pardje. Tash janë ndërruar rolet: Hashim Thaçi e ka në dorë Ramush Haradinajn. Duket që Haradinaj ka besuar se është bërë kryeministër për shkak të ideve të tija zhvillimore në fushën socio-ekonomike dhe edukativo-arsimore. Ai ka harruar se me 10 deputetë nuk bëhesh dot kryeministër, se kryeministër ai është bërë pikërisht për ta kaluar ‘demarkacionin’ në Kuvend.
Thaçi e Veseli e Haliti që kanë shpëtuar pa asnjë therrë nga lufta e paslufta nuk ia kanë më nevojën Haradinajt si para 21 marsit. Haradinaj dikur i kishte rënë gjarpërit në kokë porse tash e kapi për bishti. Dihet pjesa e mbetur e fabulës…
Me fjalë të tjera, Haradinaj nuk e ka me Rexhën, e ka me vetveten e tij. Nuk e ka me Rexhën që e kishte afër në luftë e protesta, por me vetveten e tij që u largua prej Rexhës.
Travel and Tour World: Turistët e huaj zgjedhin Parkun Kombë...
Mblidhet KQZ-ja, pritet certifikimi i kandidatëve dhe listës...
Capello për penalltinë e Liverpoolit: Ishte skandaloze, simu...
Moti në Shqipëri me diell në pjesën më të madhe të vendit, v...
Banorët zbulojnë të pathënat për Toneyn dhe Benitën
Demokratët fitojnë zgjedhjet lokale në Miami pas 28 vitesh