Uran Ismaili ka shfajësuar kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli, duke aluduar se aferën e fajdeve e filloi LDK, raporton T7
Me disa dokumente, Uran Ismaili tregonte për prejardhjen e aferës së fajdeve.
Sipas tij, i gjithë problemi ka filluar me vendimin për ndërtimin e spitalit privat në afërsi të QKUK-së.
E fajtor për këtë, nënkryetari i PDK-së e ka lënë, Ismet Beqirin atë kohë kryetar i Prishtinës nga radhët e LDK-së.
Më tutje Ismaili ka thënë që ky proces është ndërprerë me vendim të Agim Çekut.
Por, që sipas tij u riaktualizua me ardhjen në pushtet të LDK-së.
Ndërkaq, këto deklarata i ka hedhur poshtë vetë Ismet Beqiri.
Ai ka thënë se Partia Demokratike po mundohet të fshehë aferat.
Beqiri ka thënë më tutje se çdo vendim i marrë është konform ligjit.
Në aferën e fajdeve janë të përfshirë pronarët e spitalit privat dhe në mesin e tyre përmendet emri i Kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veselit.
Elon Musk akuzon drejtësinë franceze për motive politike pas...
Paralajmërimi i Anthropic për IA-në godet tregjet globale
I plagosuri nga incidenti në rrugën Gjilan–Kamenicë në gjend...
Endrick vazhdon shkëlqimin tek Lyoni
Stuhia Leo kërcënon Spanjën dhe Portugalinë
Parashikimi i motit për të enjten