Gjykata e Apelit e Kosovës, duke vendosur ne bazë të ankesave te palëve, ka ulur dënimet për një grup të akuzuarish, në të ashtuquajturin rasti “Rolex”.
Kështu të akuzuarin A.S., i cili nga gjykata e shkallës se parë ishte dënuar me 12 vjet burgim dhe 12 mijë e 500 euro gjobë, për veprën penale krim i organizuar, lidhur me veprën penale të grabitjes, nga, Apeli e gjykoi me 8 vjet burgim dhe 8 mijë euro gjobë. Të akuzuarit G.A. dhe Rr.A. dhe E.G., të dënuar secili veç e veç nga Gjykata Themelore, për të njëjtat vepra, me nga 11 vjet burgim dhe 12 mijë e 500 uro gjobë, Gjykata e Apelit i dënoi me nga 7 vjet burgim dhe nga 7 mijë euro gjobë.
Ndërsa të akuzuarin H.G., i cili ishte gjetur fajtor për veprën penale mbajtje në pronësi, kontroll dhe posedim të paautorizuar të armeve, për te cilën vepër ishte dënuar me 3 vjet burgim, kjo Gjykatë e dënoi me 2 vjet burgim”, thuhet në një komunikatë lëshuar nga Gjykata e Apelit.
Kolegji penal prej tre anëtaresh kësaj gjykate, gjeti se gjykata e shkallës se parë ka vërtetuar drejt gjendjen faktike dhe ka aplikuar drejt ligjin penal , kur të akuzuarit i ka shpallur fajtor, për veprat e lartcekura.
Ndërsa sa i përket vendimit mbi dënim, kolegji vlerësoi se vlerësimi i rrethanave renduese dhe lehtësuese, lidhur me peshën e veprës penale, shkallën e përgjegjësisë penale, gjendjen personale dhe ekonomike, nuk është bërë si duhet.
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...