Rasti në Majac të Podujevës, Prokuroria: E dyshuara në gjendje të rëndë

10:55 | 23 Mars 2026
E.H

Prokuroria Thenore neë Prishtinë ka dhënë detaje lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi të dielen në fshatin Majac të Podujevës.

Dy viktimat që kanë humbur jetën janë identifikuar me inicialet I.B. dhe M.G., ndërsa personi i dyshuar ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Menjëherë pas marrjes së informatave, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e Policisë së Kosovës, ekipet hetimore dhe prokurori i shtetit nga Departamenti për Krime të Rënda, të cilët kanë ndërmarrë veprimet e para hetimore.

Gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes, autoritetet kanë sekuestruar një armë zjarri, disa gëzhoja dhe prova të tjera materiale që pritet të ndihmojnë në zbardhjen e rastit.

Me urdhër të prokurorit, trupat e pajetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për kryerjen e autopsisë.

Sipas hetimeve fillestare, motivi i kësaj ngjarjeje tragjike ende nuk dihet, ndërsa organet e drejtësisë kanë bërë të ditur se hetimet po vazhdojnë me intensitet për ndriçimin e plotë të rastit.

LEXO EDHE:

Brenda një javë katër vrasje në Kosovë

ShSKUK jep detaje për vdekjen e 73-vjeçares – gjendja e të dyshuarës mbetet e rëndë

Vrasja e rëndë e dy personave në Majac, policia jep detaje

Shpërndaje në rrjete sociale