Bordi i Radio Televisionit të Kosovës (RTK), ka reaguar për rastin e Klan Kosovës.
Përmes një reagimi për media, ky bord kërkon angazhim për të sqaruar situatën ligjore dhe administrative dhe për të bërë ndryshimet e nevojshme në përputhje me procedurat dhe legjislacionin e zbatueshëm në Kosovë.
“Bordi i RTK-së ka ndjekur me kujdes zhvillimet e fundit në lidhje me rastin e Klan Kosovës dhe dëshiron të shprehë qëndrimin e tij. Ju bëjmë thirrje institucioneve që të respektojnë procedurat dhe të drejtën e ankimimit, duke u angazhuar për të sqaruar situatën ligjore dhe administrative dhe për të bërë ndryshimet e nevojshme në përputhje me procedurat dhe legjislacionin e zbatueshëm në Kosovë. Po kështu bordi inkurajon KPM-në të pres përfundimin e procesit ankimor në organet përgjegjëse”, thuhet në reagim.
“Gjithashtu inkurajon punonjësit e Klan Kosovës që të vazhdojnë punën e tyre me përkushtim, duke mbajtur parasysh misionin e tyre në informimin e publikut në mënyrë objektive dhe profesionale. Bordi gjithashtu vlerëson lartë lirinë e mediave dhe lirinë e shprehjes si një ndër themelet kyçe të demokracisë”, thuhet tutje./Arbresh.info/
Rama: Do të mbyllen të gjitha vendpunishtet në kryeqytet
Gjesti dorëzon kallëzim penal ndaj Onima për të drejtat e au...
Rama: Negociatat me BE-në, proces historik që transformon sh...
Kurti kundërshton heqjen e akcizës dhe TVSH-së për naftën
Rikthehet furnizimi me energji elektrike pas ndërhyrjeve në ...
Eskalon protesta, protestuesit kalojnë me forcë policinë