Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin kundër COVID-19 nga Qeveria e Kosovës, sot do të mbajë mbledhjen e radhës.
Në këtë mbledhje pritet të zhvillohen dy intervista, ku do të dëshmojë Valdet Hasani, ish-menaxher i Qendrës së karantinës në orën 11:00 si dhe babai i të ndjerit Agon Musliu, Naim Musliu në orën 14:00.
Mbledhja pritet të mbahet në Kuvendin e Kosovës.
Agon Musliu, 26-vjeçari nga Gjilani, vdiq muaj më parë, ku dyshohet se kishte kërcyer nga konvikti në Qendrën e Studentëve në Prishtinë./arbresh.info.
65 aksidente trafiku në 24 orët e fundit
Trump kërcënon Iranin: Marrëveshje ose do ta përfundojmë pun...
Burg për personin që grabiti materiale muzikore të papubliku...
PDK ende se ka publikuar listën, Totaj thotë se u përfshinë ...
Hajnat vjedhin para nga kasaforta në një depo në Obiliq
Foshnja dyjavëshe dërgohet pa shenja jete në QKMF në Malishe...