Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar përsëri lidhur me rastin e arrestimit të Besnik Mujecit, tashmë ish-asamblisit i Lëvizjes Vetëvendosje, duke thënë se për këtë rast si dhe për të tjerat do të bashkëpunojnë dhe do t’i adresojmë të gjitha kërkesat e institucioneve të drejtësisë.
Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu ka thënë se luftimi i krimit transnacional ka qenë prioritet i Qeverisë së Kosovës dhe siç tha ajo, janë sjellur para drejtësisë shumë trafikatë përmes bashkëpunimit juridik, shrkuan Arbresh.info.
“Qeveria e Republikës së Kosovës që nga fillimi i mandatit e ka pasur prioritet luftimin e krimit transnacional dhe në këtë drejtim deri tani përmes bashkëpunimit juridik, shumë trafikant i kemi sjellur para drejtësisë.”, ka shkruar Haxhiu.
“Për personat e arrestuar në Shqipëri dhe për secilin rast tjetër, do të bashkëpunojmë dhe do t’i adresojmë të gjitha kërkesat e institucioneve të drejtësisë.”, tha ajo./Arbresh.info.
Verifikohet respektimi i afatit tremujor për veturat me targ...
Irani shkatërron sistemin kryesor të radarëve mbrojtës të SH...
Moti sot me diell, temperatura arrin në 16 gradë
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...