Policia e Kosovës ka dhënë disa detaje lidhur me atë se çfarë ka konfiskuar në aksionin e zhvilluar të enjten, në kuadër të rastit “Brezovica”, ku janë arrestuar 15 persona.
Ata janë arrestuar gjatë ditës së enjte, ku policia në bashkëpunim me Administratën Tatimore dhe Doganën kanë zhvilluar aksion në Prishtinë, Ferizaj, Vushtrri, Lipjan dhe Viti.
Gjatë bastisjeve fillimisht janë arrestuar 14 të dyshuar kosovarë dhe më pas është arrestuar edhe 1 i dyshuar tjetër.
Në këtë aksion Policia bën të ditur se janë konfiskuar gati 84 mijë euro, vetura e armë.
“Si dëshmi janë sekuestruar: 8 (tetë) armë të ndryshme me 76 (shtatëdhjetë e gjashtë) fishekë kalibër i ndryshëm, 2 (dy) shufra metalike, DVR, 22 (njëzet e dy) vetura, 2 (dy) motoçikleta, 83,995 (tetëdhjetë e tre mi e nëntëqind e nëntëdhjetë e pesë) €, 16 (gjashtëmbëdhjetë) USB dhe dokumente të ndryshme. Me vendim të prokurorit të gjithë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë. /arbresh.info/
lexo edhe:
Rasti “Brezovica”/ Aksioni i Prokurorisë dhe Policisë në autosallone, prangosen 14 persona
Rama publikon pamjet: Lirohet një tjetër hapësirë pranë lumi...
Fernandez përballet me tifozët e zemëruar të Chelseat pas hu...
Ulutash: Veriu mbetet i qetë, por ende i ndjeshëm – nevojite...
Përkujtohet 145-vjetori i rënies së heroit Mic Sokoli në Sli...
Anija e tretë sulmohet në Ngushticën e Hormuzit pasi Trumpi ...
“Prishet” marrëdhënia mes Arbeloas dhe Carvajalit, shkak mun...